LONDËR – Uellsi dekreton një kufizim dyjavor si pasojë e COVID-19

LONDËR, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Uellsi njoftoi sot vendosjen duke nisur nga e premtja të një kufizimi dyjavor në përpjekje për të frenuar valën e dytë të epidemisë së koronavirusit, duke kthyer gjithashtu kufizimet më të rënda në Britaninë e Madhe. 

Duke nisur nga ora 18:00 e së premtes, do t’u kërkohet tre milionë banorëve të rajonit britanik të qendrojnë në shtëpi”, theksoi kryeministri i Uellsit, Mark Drakeford në një konferencë shtypi duke shtuar se kohëzgjatja e këtij shtetrrethimi është më e shkurtër nga sa mund të ishte për të pasur efikasitet.

Tregjet jo-thelbësore do të mbyllen duke çuar në një situatë të krahasueshme me kufizimin e vendosur në Britaninë e Madhe duke nisur nga 23 marsi gjatë valës së parë të COVID-19 dhe që u hoq gradualisht para verës.

Ndryshimi kryesor me këtë periudhë është se klasat fillore dhe disa nga ato të mesme do të rinisin javën e dytë të këtij kufizimi, java e parë korrespondoi me pushimet shkollore.

Duke detajuar masat e një vendimi të vështirë, drejtuesi i Uellsit njoftoi zhbllokimin e 300 milionë stërlinave./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.