Gert Bogdani në foto me ministrin e Zimbabvesë/ Basha: Çdo person i PD-së në dispozicion të Drejtësisë

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ “Çdo person i Partisë Demokratike është në dispozicion të drejtësisë për gjithçka, duke filluar nga unë i pari”, u shpreh sot Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur mbi një fotografi të ish-deputetit të PD-së, Gert Bogdani, në praninë e ministrit të Zimbabves, i arrestuar për një aferë korruptive rreth 60 milionë dollarë në lidhje me përpunimin e mbetjeve.

Gjatë një konference për shtyp sot, Basha vuri në dukje se “në Zimbabve është arrestuar ministri për aferë korruptive, ndërsa në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë”.

Ndërkohë i pyetur nga mediet nëse e ka pyetur ish-deputetin e PD-së, Gert Bogdani për një foto të tij që qarkullon në media me ministrin e Zimbabvesë, Basha tha se “çdo person i Partisë Demokratike është në dispozicion të drejtësisë për gjithçka, duke filluar nga unë i pari”./m.m/j.p./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.