Futboll/ Kombëtarja e femrave nis grumbullimin për ndeshjen me Skocinë

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ -Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka filluar dje grumbullimin për ndeshjen kualifikuese ndaj Skocisë, të vlefshme për eliminatoret e UEFA Women’s EURO 2021.

Trajneri Armir Grima ka grumbulluar për këtë ndeshje 20 vajza të cilat luajnë në kampionatin shqiptar dhe në atë të huaj. Seancat stërvitore, ekipi ynë i vajzave do t’i zhvillojë në qytetin e Shkodrës deri ditën e enjte, kur edhe do të niset drejt Skocisë. Ndeshja kundër ekipit skocez do të luhet në datën 23 tetor.

Shqipëria ndodhet në grupin E të këtyre eliminatoreve, me Portugalinë, Skocinë, Qipron dhe Finlandën. Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në 11 mars, vajzat tona morën një fitore 0-2 në transfertë me Qipron.

j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.