FRANCË – Mbi 40 milionë raste me COVID-19 në botë

PARIS, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 40 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, sipas të dhënave zyrtare. 

Më shumë se 2,5 milionë raste me COVID-19 janë regjistruar këto shtatë ditët e fundit, bilanci më i lartë në një javë që prej fillimit të pandemisë.

Në total, të paktën 40 000 234 raste, prej të cilëve 1 113 896 të vdekur janë regjistruar.

Më shumë se gjysma e rasteve janë regjistruar në SHBA, Indi dhe Brazil, vendi i tretë më i prekur me respektivisht 8 154 935 raste (219 674 të vdekur), 7 550 273 raste (114 610 të vdekur) dhe 5 235 344 raste (153 905 të vdekur).

Rritja e kontaminimeve mund të shpjegohet pjesërisht me rritjen e ndjeshme të testeve të realizuara në një numër të madh vendesh./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.