DUBAI – FMN: Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut të reformojnë ekonomitë e tyre

DUBAI, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut duhet të përshpejtojnë reformat, veçanërisht diversifikimin e ekonomisë së tyre përballë krizës së thellë lidhur me pandeminë e COVID-19 dhe rënies së çmimit të naftës, kërkoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar. 

Në publikimin e perspektivave të tij ekonomike publikuar sot, FMN parashikon një tkurrje prej 5% në ekonomitë e rajonit këtë vit, kundrejt një parashikimi prej -5.7% në korrik.

Përkundër këtij përmirësimi të lehtë, situata kërkon një thirrje për veprim (dhe për të shfrytëzuar) mundësinë për të nxitur transformimin e ekonomisë dhe për të krijuar më shumë mundësi, veçanërisht për të rinjtë”, teksoi, Jihad Azour, Drejtor i Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore të FMN-së.

“Kjo tkurrje e 5% të PBB-së mund të çojë në një rritje të papunësisë prej 5%”, paralajmëroi ai, ndërsa mungesa e vendeve të punës është tashmë një plagë sociale në shumë vende në rajon.

Sipas Bankës Botërore, papunësia e të rinjve ka arritur aktualisht në 26,6%.

Që prej muajit mars, këto vende, ashtu si dhe shumë të tjera që varen nga nafta, kanë aplikuar kufizimet kundër koronavirusit, gjë që ka prekur aktivitetet e tyre ekonomike.

Ky ngadalësim në shkallë botërore ka çuar në një ulje të kërkesës për naftë duke çuar në një ulje të çmimeve të naftës bruto./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.