BRUKSEL – Barnier: BE e gatshme për të negociuar marrëdhëniet postBrexit

BRUKSEL, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Kryenegociatori europian, Michel Barnier tha sot në një telefonatë me homologun e tij britanik, David Frost, se BE mbetet e gatshme për të negociuar marrëdhëniet postBrexit, në bazë të teksteve ligjore.

“Sapo fola me David Frost. Siç tha të premten edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, unë konfirmova se BE-ja mbetet e gatshme për të intensifikuar diskutimet në Londër këtë javë, për të gjithë subjektet dhe në bazë të teksteve ligjore”, shkroi ai pas bisedës telefonike.

Barnier theksoi, gjithashtu, se BE pret tani reagimin e Britanisë së Madhe./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.