Sëmundjet që shkakton ndotja e ajrit

TIRANË, 18 tetor/ATSH/Ajri që ne thithim është mjaft i rëndësishëm në shëndetin tonë po ashtu edhe për mjedisin që na rrethon. Ndotja e tij edhe pse mund të mos jetë shumë e dukshme është vdekjeprurëse.

Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike të cilat kanë efekte mbi organizmin tonë, mjedisin, atmosferën.

Dioksidi i karbonit është cilësuar si faktori më i fuqishëm i ndotjes së ajrit në botë.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se disa sëmundje që janë të lidhura me ndotjen e ajrit janë: kanceri, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërisë, astma, bronkiti, pneumonia, alergji të ndryshme etj. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.