Incerenatori i Elbasanit/Braçe- Shkullakut: Gënjen për të vrarë të vërtetën

TIRANË, 18 tetor/ATSH/Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me akuzat e analistit Armand Shkullaku i cili deklaroi se incerenatori i Elbasanit nuk prodhon energji.
Teksa ka publikuar videon e realizuar nga Rama, Braçe ka thënë se Shkullaku ka gënjyer për të vrarë të vërtetën.

“Ai që të gënjen për orën, ai që të gënjen për sahatin, ai që tregon si lac orën dhe, ai që ndot çdo orë! Gënjen për qejf. Gënjen për vëmendje. Gënjen për hall. Gënjen për të fituar! Gënjen nga urrejtja! Gënjen për të vrarë të vërtetën! Ti bësh e kesh të gjitha bashkë, je i sëmurë dhe kjo është sëmundje. Por, kur gënjen sy më sy apo më keq, gënjen duke parë përmes kameras miliona sy, dëshmon sa s’ke respekt për cilindo që sheh e dëgjon duke i marrë si të paditur dhe për këtë shkak meritojnë ti gënjesh”, shprehet Braçe.

“Ka edhe me keq se kaq, tamam kur mbush një studio me gënjeshtarë dhe e ndërton si pusi, si prite per të bërë copash një njeri që është aty të thotë të vërtetën e tij, të gjykohet për të sy e faqe miliona njerëzve! Qellë me rrena pa turp në pusin televiziv dhe kur e vërteta te vjen si dokument, si foto, si fakt e si provë, nuk turpërohesh por turpin e ha me buke dhe sulmon të vërtetën, ta relativizosh, ta zhbësh”, tha Braçe.

“Më e keqja është se gënjeshtra mbetet, për ta mbrojtur si të tillë, shitur si të vërtetë akoma e akoma, duhet një thyerje; Sajon dy; E para, duke hapur kapakun e hekurt-bërë prej popullit me votë kështu, të një pusete dixhitale që si çdo e llojit të saj, nuk ndryshon me moshën, është e tillë, pusetë tek e cila njerëzit do shkarkojnë përherë më të keqen e tyre, ate që trupi biologjikisht, kimikisht e fiziologjikisht se mban dot; Është çlirimi. E dyta, duke sulmuar të vërtetën fiks me atë që të gënjen edhe për orën! Dhe është e çuditshme, bëhen bashkë te gënjeshtra. Ai që të gënjen për sahatin, ai qe të gënjen për orën, ai që ka emision dhe mision për të këputur dorën që të tregojë orën dhe ai që ndot në çdo orë”, përfundoi reagimin e tij Braçe. z.tosku//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.