GJERMANI – Steinmeier vetëkarantinohet për shkak të kontaktit me COVID-19

KËLN, 18 tetor /ATSH-AA/ – Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier është vetëkarantinuar, sepse një nga truprojat e tij rezultoi pozitiv me COVID-19, njoftoi sot zyra e tij.

“Presidenti ka bërë testin dhe është në pritje të rezultatit, ndërsa qëndron i izoluar si masë paraprake”, tha presidenca.

Në fund të marsit, gjithashtu, kancelarja gjermane Angela Merkel, iu nënshtrua një karantine dyjavore, pas kontaktit me një mjek të infektuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.