FOTO-Rindërtimi në Kamëz/ Kopshti “Niko Hoxha”, mjedise të reja për 200 fëmijë në 26 nëntor

TIRANË, 18 tetor/ATSH/Kryeministri Edi Rama tha sot se shkollat e kopshtet e dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit vazhdojnë të ndërtohen, siç po ndodh me kopshtin “Niko Hoxha” në Kamëz.

Kryeministri tha se 200 fëmijët do të rikthehen në këtë 26 nëntor, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira europiane.

“Kopshti “Niko Hoxha”, në Kamëz po rilind më i bukur, më i madh dhe më i forte. 200 fëmijë do të rikthehen në këtë 26 nëntor, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira europiane. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, u shpreh Rama.

Në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë 143 shkolla që po rindërtohen sipas standardeve europiane.

/a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.