Teatri “Migjeni” në Shkodër, pas 8 muajve ndërprerje shfaq premierën e përrallës “Gishtëza”

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Pas 8 muajve ndërprerje për shkak të situatës së pandemisë, rikthehet në Teatrin “Migjeni” shfaqja e teatrit të kukullave.
Përralla e njohur e H.K.Andersen, “Gishtëza”, u përshtat nga Shegushe Bebeti” Mjetër i Madh”; Skenografia dhe kukullat nga Merita Spahija; Muzika nga Gazmend Mullahi; Regjia: Merita Smaja. Interpretuan aktorët e Teatrit “Migjeni”. Drande Xhaj ” Mjeshter i Madh”, Merita Smaja, Astrit Fani, Marviks Shantoja dhe Gjovalin Kolaj.
Spektatorët e asaj që mund të quhet një “premierë e mbyllur”, ishin fëmijët e punonjësve të teatrit dhe të gazetarëve të Shkodrës.
E veçanta e këtij rikthimi të shfaqjeve teatrit të kukullave në Shkodër, është se pjesa “Gishtëza” u përzgjodh nga vetë fëmijët.
Gjatë shfaqjes së saj, vogëlushët e ndoqën me shumë ëndje ndërsa në fund, fotografitë me personazhet e përrallës dhe aktorët, shënuan suksesin e “Gishtëzës”. Në ditët e ardhshme kjo shfaqje do të jepet edhe për publikun./k.s/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.