Rritja e pragut të TVSH-së për biznesin e vogël/ Laerti, sipërmarrësi nga Vlora do të kursejë 4.8 milionë lekë

 

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Rritja e pragut të TVSH-së, në harkun e tetë viteve të ardhshme do të sjellë 4.8 milionë lekë të kursyera për biznesin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka takuar sipërmarrësin nga Vlora, Laertin, që ka një bar-kafe, ku ka diskutuar mbi lehtësimin që i është bërë bizneseve përmes rritjes së pragut të TVSH-së.

“Prej muajsh në dyert e bizneseve për t’i dëgjuar dhe për të folur me sipërmarrësit. Edhe në fundjavën e shkuar në Vlorë pata kënaqësinë të takoja Laertin. Me laps edhe letër! Në 8 vitet, që do të vijnë, 4.8 milionë lekë do të jetë vlera e kursyer nga rritja e pragut të TVSH-së, që i rikthehet këtij sipërmarrësi dhe rritjes së pagave për punëtorët”,- thekson Denaj.

“Pragu i rritur me 10 milionë juve ju lehtëson nga barra e pagesës dhe jo e deklarimit”,- sqaron ministrja Denaj.

“Për mua në vit do të thotë që janë 6 milionë lekë, që nuk janë pak, janë një frymëmarrje e biznesit. Këto para mund të na ndihmojnë dhe në përmirësimin e pagave”,- tha pronari.

“Nuk do jetë për një vit, do jetë për tetë vitet, sepse ndryshimi ligjor parashikon një periudhë tetëvjeçare që ky fond, 6 milionë herë tetë, të projektohet për ta riinvestuar, konsum familjar, apo për të marrë punonjës për të rritur punën”,- tha Denaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.