POLONI – Mbyllje e pjesshme e vendit për shkak të Covid-19

VARSHAVË, 17 tetor /ATSH-PAP/ – Qeveria polake ka vendosur kufizime të reja në vend, të cilat hynë sot në fuqi, në mënyrë që, sipas saj, ”të shpëtojë shëndetin dhe jetën e popullit polak”.

Qeveria është e gatshme të vendosë më shumë kufizime nëse paraqitet një nevojë e tillë.

Sipas ligjeve të reja, oraret e hapjes së restoranteve dhe kafeneve kanë ndryshuar, pishinat, palestrat dhe qendrat e fitnesit dhe sallonet e masazheve janë mbyllur dhe udhëtimet me transport publik janë kufizuar në 50% të kapacitetit të ndenjëseve ose 30% e kapaciteti total.

Kafenetë dhe restorantet në të dy zonat ”e verdha” dhe ”të kuqe” do të qëndrojnë të hapura nga ora 06:00 deri në 21:00.

Nga 15 tetori, dyqanet, farmacitë dhe zyrat postare në Poloni janë të rezervuara për qytetarë të moshës mbi 60 vjeç, midis orës 10:00-12:00.

Të hënën, kufizime të mëtejshme do të ndalojnë tubimet e mëdha private.

Shkollat ​​e mesme do të vazhdojnë procesin mësimor në distancë.

Zona e kuqe mbulon 152 qarqe, përfshirë 11 kryeqytetet e provincave, ndër të tjera, Varshavën, Gdanskun, Gdynian, Krakovin, Poznanin dhe Lodzin./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.