Parashikimi i motit, e shtunë 17 tetor 2020

TIRANE, 17 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura në pjesën veriore dhe bregdetare.

Në orët e para të mëngjesit në pjesën veriore dhe në bregdetin perëndimor reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Më pas reshje me intensitet të ulët. Prej orëve të pasdites deri ato në mesnatë do të ketë ndërprerje të reshjeve. Mjegull e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim 1-10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet  i forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/22 Re shi diell
Kukës 9/19 Re shi diell
Lezhë 14/22 Re shi  diell
Dibër 8/15 Re shi  diell
Durrës 14/23 Re shi  diell
Tiranë 14/21 Re shi  diell
Elbasan 15/20 Re diell
Berat 14/18 Re diell
Vlorë 16/22 Re diell
Korçë 10/19 Re diell
Gjirokastër 14/20 Re diell
Sarandë 14/23 Re diell

                  

/e.m//a.a/

                                            

                 

           

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.