Mesazhi i prof. Najada Çomos: Eshtë më mirë të mbash një maskë jashtë, se sa një maskë oksigjeni për javë dhe muaj

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë një videomesazh drejtuar qytetarëve nga prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit të Infektivit, ku prej 7 muajsh po trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19.

Në mesazhin e saj prof. Najada Çomo shprehet se mbajtja e maskës nga të gjithë ul shumë nivelin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga SARS-COV2 ndaj dhe kjo masë duhet të respektohet nga të gjithë.

Çomo bën apel të mbahet një maskë mbrojtëse se sa ajo e oksigjeni për javë dhe muaj nëse infektohesh.

“Nëse e mbajmë të gjithë maskën pa diskutim që ulet numri i personave të infektuar, ulet numri i personave të sëmurë, ulet dhe numri i të shtruarve në spitale. Dua t’ju them një gjë: është më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me javë dhe ndonjëherë edhe me muaj. Prandaj më mirë parandaloni se sa të sëmureni nga COVID-19”, thekson në mesazhin e saj Çomo.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/376122503428053/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.