Mbikëqyrja e tregut/ 238 kontrolle për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Specialistët e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), po vijojnë kontrollet pranë subjekteve për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët.

Gjatë kësaj jave, inspektorët e ISHMT-së kryen 238 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente”, bëri të ditur ISHMT përmes një njoftimi për shtyp.

Sipas ISHMT-së, 12 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet, 4 inspektime për sigurinë e ashensorëve në përdorim dhe 18 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.

ISHMT apelon bizneset se zbatimi me përpikëri i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.