MALI I ZI – Roja bregdetare ndalon 52 migrantë turq

PODGORICË, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Pesëdhjetë e dy migrantë me nënshtetësi turke, të cilët po përpiqeshin të futeshin në Itali me anije, u interceptuan nga rojat bregdetare të Malit të Zi.

”Varka me vela dhe me flamur kroat, e drejtuar nga një ekuipazh serb, u gjet në ujërat ndërkombëtare pranë bregdetit malazez”, sipas radios malazeze ”Jadran”.

Emigrantët u dërguan në Hercegnovi, ku policia dhe prokurorët po hetojnë.

Mali i Zi është një nga vendet që refugjatët mund të kalojnë përgjatë një prej rrugëve më pak të frekuentuara të itinerarit ballkanik.

Të ndaluarit me sa duket nuk kishin në plan të hynin në Bashkimin Europian përmes rrugës ballkanike, por për të shkuar drejtpërdrejt në Itali përmes detit.

Vetëm njerëzit me gjendje të mirë ekonomike mund të përpiqen të bëjnë udhëtime të tilla, të cilat konsiderohen më të sigurta dhe të drejtuara nga ekuipazhet profesioniste, ndërkohë që Interpol-i thotë se në të tilla raste trafikantët marrin deri në 6 000 euro për person./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.