Eljo 3-vjeçar lexon rrjedhshëm, shkruan dhe numëron/ Kushi: Gati për ta mbështetur në dhuntitë e rralla

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur dje në zyrën e saj një të ftuar me aftësi të rralla për sa i përket moshës së tij.

“Dje një zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij, Eljon 3-vjeçar nga Elbasani, që gëzon dhunti e aftësi të rralla. Ai lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira” – u shpreh ministrja Kushi.

Kushi nënvizon zhvillimin e veçantë që ka Eljo dhe gatishmërinë e ofruar për ta ndihmuar në vijim.

“Është shumë e qartë që ai ka një tjetër zhvillim e nivel inteligjence në krahasim me shumicën e fëmijëve të moshës së tij. Prandaj, prindërve të tij i ofrova gjithë gatishmërinë time për t’i ndihmuar për çfarëdo është e nevojshme nëpërmjet specialistëve të ndryshëm, të cilët do të përcaktojnë edhe llojin e fushës ku Eljo i vogël e i madh ka nevojë për t’u mbështetur” – shprehet ministrja Kushi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.