COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1289 testime, 44 të shëruar, 273 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 17 tetor/ATSH-A. Fortuzi/-  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 44 të shëruar, 273 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID 19.

Në komunikatën e përditshme për mediet, Ministria e Shëndetësisë sqaron se, janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruare në vend që prej fillimit të epidemisë.

Tirana ka 192 raste të reja, e ndjekur nga Korça me 17 raste, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 7 raste në Sarandë, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh, 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 74-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Rrogozhina, një 82-vjeçar nga Shkodra, një 91-vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shprehu ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambientet jashtë shtëpisë, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozicion për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik të specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, shprehet ministria.

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 273
Të shëruar ne 24 orë 44
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,289
Testime totale 106,093
Raste pozitive 16,774
Raste të shëruara 10,001
Raste Aktive 6,325
Humbje jete 448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3176
Durrës 651
Shkodër 451
Fier 364
Korçë 356
Lezhë 324
Elbasan 265
Vlorë 231
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 76

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.