BELGJIKË – Ministrja e Jashtme Wilmes pozitive me Covid-19

BRUKSEL, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Ministrja e Jashtme, njëkohësisht ish-kryeministrja belge, Sophie Wilmes rezultoi pozitiv me koronavirus, çka u bë e ditur me anë të një tuiti.

Në Belgjikë, ndërkohë, infeksionet janë ende në rritje, ku shtrimet e përditshme në spital praktikisht janë dyfishuar duke kaluar nga një mesatare prej 107 në 207 në shtatë ditët e fundit.

Edhe ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, i cili, si Wilmes, mori pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian, të hënën e kaluar në Luksemburg, njoftoi po sot se kishte dalë pozitiv me Covid-19./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.