“30 vjet që përdhosin të gjallë e të vdekur”/ Spiropali: Lukuni parazitësh që me Shqipërinë e vërtetë s’ka asnjë lidhje

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Edi Rama është kthyer në makthin e mejhanes politiko-mediatike, që për 30 vjet rron në kurriz të Shqipërisë dhe shin në shpinë të shqiptarëve.
Kështu u shpreh sot, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, teksa ndau me publikun faktet e debatit për inceneratorët dy net♪7 më parë në “Opinion”.
“Të blerë dhe të shitur, të shitur dhe të blerë, kanë ndërruar vende pa ndërruar kurrë stil: nxijnë, shpifin, pështyjnë. Pa asnjë respekt për të vërtetën. Pa asnjë kujdes për fjalën. Pa asnjë skrupull për etikën. Pa asnjë fre për gjuhën. 30 vjet që përdhosin të gjallë e të vdekur”, u shpreh ajo.
“30 vjet shqiptarët durojnë këtë lukuni parazitësh që me Shqipërinë e vërtetë s’ka asnjë lidhje dhe tek e cila, fatmirësisht, nuk ushtrojnë dot më asnjë ndikim. Nuk janë tërbuar kot! Kjo xhiro e tyre e radhës mbaron më 25 prill”, tha Spiropali. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.