SHBA – “Pfizer” kërkesë për autorizim urgjent të vaksinës antiCOVID-19

UASHINGTON, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Gjiganti farmaceutik amerikan, “Pfizer” planifikon të kërkojë një autorizim urgjent për vaksinën kundër COVID-19 tek autoritetet amerikane gjatë javës së tretë të nëntorit, njoftoi sot kreu ekzekutiv i “Pfizer”, Albert Bourla.

“Më lejoni të jem i qartë, duke supozuar se të dhënat janë pozitive, “Pfizer” do të aplikojë për autorizimin e përdorimit urgjent në SHBA të vaksinës, menjëherë pasi të ketë kaluar etapën e sigurisë, gjatë javës së tretë të nëntorit”, theksoi ai, në një letër të hapur të publikuar në rrjetet sociale./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.