SHBA – Deficiti buxhetor në nivel historik

UASHINGTON, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Deficiti buxhetor i SHBA-së arriti një nivel rekord në vitin 2020, duke tejkaluar tre trilionë dollarë, si rezultat i shpenzimeve nga qeveria federale përballë krizës së paparë ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

“Deficiti i shtetit federal për vitin fiskal 2020, që përfundoi në shtator, arriti në 3,1 trilionë dollarë, kundrejt 984 miliardëvë në 2019”, sipas të dhënave të lëshuara nga Thesari amerikan.

Ky është deficiti më i madh i regjistruar ndonjëherë nga SHBA-ja, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm, i regjistruar në 2009, kur, në mes të një recesioni të lidhur me krizën financiare, u rrit në 1,4 trilionë dollarë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.