RUSI – Putin propozon zgjatjen me një vit të traktatit “New Start”

MOSKË, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi sot zgjatjen me një vit të traktatit ruso-amerikan të çarmatimit bërthamor “New Start”, tri ditë pas një oferte të SHBA-së për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje, që përfundon në fillim të vitit 2021.

“Kam një propozim për zgjatjen e marrëveshjes aktuale, pa kushte, për të paktën një vit, për të patur mundësinë e zhvillimit të negociatave në lidhje me të gjitha parametrat”, theksoi Vladimir Putin, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.