Pas tryezës, diskutime teknike/ Denaj, takim me përfaqësues të Ligës së Futbollit

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Ministrja e Financave, Anila Denaj, informoi se gjatë javës ka zhvilluar takimin e parë me përfaqësuesit e Ligës së Futbollit, me të cilët diskutoi kërkesat e Ligës së Futbollit dhe propozimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
“Në vijim të kësaj tryeze të parë të përbashkët do të ndjekim diskutimet teknike, me synimin për të arritur së shpejti një dakordësi. Edhe këtë javë, bëmë një hap përpara, duke miratuar në Parlament ndryshimet në ligjin për TVSH-në, për reduktimin e shkallës së tatimit mbi vlerën e shtuar në 6% për investimet në infrastrukturën sportive”, – tha Denaj.
Në takim ishin të pranishëm Presidenti i Ligës Profesioniste Edvin Libohova, deputeti Fidel Ylli, i ngarkuar nga Qeveria si negociator dhe deputetja e PS-së, Milva Ikonomi./k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.