Kuvendi revokon vendimin për shpalljen e vakancave në KLGJ dhe KLP

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Kuvendi ka vendosur revokimin e vendimit për shpalljen e vakancave në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kuvendi njoftoi sot se, ka vendosur revokimin e vendimit të tërhiqet për shpalljen e vendeve vakante nga kandidatët nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Për revokimin e vendimit nr. 1, datë 08.10.2020, “Për shpalljen e vendeve vakante nga kandidatët nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së magjistraturës për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, i cili ka publikuar vendimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj dhe dokumentet e vendimeve të KLGJ dhe KLP. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.