FUTBOLL – Muriqi: Në transferimin tim te Lazio ka rol edhe Igli Tare

ROMË, 16 tetor /ATSH-AA/ – Futbollisti i ri i Lazio-s, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, deklaroi se në transferimin e tij mes tjerash ka pasur rol edhe drejtori sportiv i klubit, ish-sulmuesi legjendar i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare.

Skuadra italiane bëri një prezantim për medie për sulmuesin 26-vjeçar kosovar Muriqi, të cilin e transferoi nga Fenerbahçe në fillim të sezonit.

”Jam i nderuar që gjendem tek Lazio. Do të bëj më të mirën e mundur. Do të bëhem Vedat Muriqi i Lazio-s e jo Ibrahimoviçi i Lazio-s”, theksoi ai.

Duke u përgjigjur rreth pyetjes se pse e ka zgjidhur Lazio-n ai tha se ”kishte shumë oferta, por zgjedhja ime ishte Lazio për shkak të stilit të lojës. Gjithashtu këtu është drejtori sportiv Igli Tare nga Shqipëria. Ka rol edhe ai. Lazio ishte zgjidhja më e mirë për mua”, u shpreh Muriqi.

Ndërsa në lidhje me pyetjen se si e përjeton faktin se do të luajë me Ciro Immobile, golashënuesin më të mirë në sezonin e kaluar, Muriqi tha se ”është një ëndërr të luajë me të”. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.