FRANCË – Testet antigjenike në aeroporte në fund të tetorit

PARIS, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Testet antigjenike duhet të fillojnë deri në fund të tetorit në aeroportet franceze, njoftoi sot ministri i deleguar për Transportet, Jean-Baptiste Djebbari.

Këto teste do t’i vendosim në aeroporte, veçanërisht në nisje drejt destinacioneve si SHBA-ja apo Italia dhe për të mbërriturit nga vendet e kuqe, në mënyrë që të mos ketë më persona që hyjnë nga vendet e konsideruara si zona të kuqe në territorin francez pa u testuar”, theksoi ai për stacionin televiziv CNews.

“Ne do ta vendosim këtë në fund të tetorit dhe më pas, e gjithë kjo synon të rrisë fuqinë sa më shpejt që të autorizohet, se është e besueshme, që është e sigurt dhe se lejon ‘përmirësojë rrjedhshmërinë dhe sigurinë e udhëtimit’, shtoi ai.

“Objektivi është që të harmonizojmë me ndihmën e testeve antigjenike, veçanërisht në Europë, të gjitha protokollet shëndetësore që sot janë pak më ndryshe”, nënvizoi ministri i deleguar për Transportet, Jean-Baptiste Djebbari.

Aktorët kryesorë të turizmit, transportit ajror, përfshirë hotelet dhe restorantet, i kërkuan qeverisë të vendoste teste të shpejta në aeroporte për të lehtësuar udhëtimet.

Dje, 17 nga 27 vende të Bashkimit Europian, përfshirë dhe Britaninë e Madhe u klasifikuan so zona të kuqe në një plan të ri të Bashkimit Europian mbi kufizimet e udhëtimit, publikuar nga Qendra Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.