Fizikantët regjistrojnë hapësirën kohore më të shkurtër

FRANKFURT, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Fizikanët gjermanë vendosën një rekord të ri botëror duke regjistruar hapësirën kohore më të shkurtër të matur ndonjëherë, sipas Universitetit “Goethe”.

Studiuesit matën se sa kohë i duhet një fotoni për të kaluar një molekulë hidrogjeni dhe arritën në përfundimin se u deshën 247 zeptosekonda.

Një zeptosekondë është sa një e trilionta e një të miliardtës së sekondës.

“Fizikanët përdorën dritën me rreze X për të bërë matjen”, tha universiteti.

Sipas tij, hera e fundit që u vendos një rekord për periudhën kohore më të shkurtër ishte në 1999, kur kimisti egjiptian, Ahmed Zeëail mati shpejtësinë me të cilën molekulat ndryshojnë formën e tyre, që ndodh në fushën e femtosekondave.

Për nga madhësia, matja e re e fizikantëve është më e shkurtër se femtosekondat./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.