COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 93 të shëruar, 289 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar 289 raste pozitive me COVID të identifikuar 24 orët e fundit nga 1402 testime të kryera.

Në raportimin lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri thuhet se janë kryer 1402 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV 2.

Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër, Elbasan, 10 raste në Krujë, 9 raste në Lezhë, 6 raste në Berat,5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Patos, 2 raste në Kavajë, Lushnjë, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një i ri 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52-vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve duke u rikujtuar qytetarëve se mbajtja e detyrueshme e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpisë duhet të shoqërohet patjetër me ruajtjen e distancës fizike prej të paktën 1.5 metër, dhe kujdesin e vazhdueshëm të higjienës personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19’’.

COVID-19 – Statistika (16 tetor 2020)
Raste të reja ditore 289
Të shëruar në 24 orë 93
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1402

Testime totale 104,804
Raste pozitive 16501
Raste të shëruara 9957
Raste aktive 6101
Humbje jete 443

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3001
Durrës 648
Shkodër 450
Fier 364
Korçë 342
Lezhë 311
Elbasan 265
Vlorë 224
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 65

z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.