Basha pret ambasadoren franceze, Vasak: Mike e vyer e Shqipërisë

TIRANË, 16 tetor /ATSH- A. Fortuzi/ “Një mike e vyer e Shqipërisë”. Kështu e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ambasadoren e Francës në Tiranë, Christine Vasak, me të cilën zhvilloi një takim në selinë blu.

“Kënaqësi të prisja ambasadoren Vasak, një mike e vyer e Shqipërisë, teksa mandati i saj vjen drejt fundit”, tha Basha.

“I shpreha mirënjohjen personale për investimin e saj dhe të Francës, si dhe angazhimin tonë maksimal në përafrimin europian të vendit tonë. Merci Madame l’Ambassadeur!”,-nënvizoi Basha. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.