Basha: 75 milionë euro nga shteti për inceneratorë që nuk punojnë

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në një bashkëbisedim me gazetarët se “inceneratorët janë skemë mafioze e zhvatjes së parave publike”.

Ai theksoi se janë 75 milionë euro për inceneratorë që nuk punojnë dhe se janë marrë 17 vendime qeverie brenda 1 dite të vetme.

“Pse u janë dhënë dhjetëra-milionë euro kompanive pa asnjë eksperiencë në treg?”, tha Basha.

Sipas kreut të PD janë dhënë 75 milionë euro nga shteti për kompani pa asnjë punëtor.

Basha shtoi se për inceneratorin e Tiranës janë 430 milionë euro nga shteti dhe 130 milionë euro nga shitja e energjisë.

Basha theksoi se SPAK duhet të hetojë dhe të zbulojë se kush qëndron pas inceneratorëve

“SPAK duhet të bëjë detyrën dhe të tregojë se është në anën e duhur. Të hetojë dhe të zbulojë se kush qëndron pas inceneratorëve dhe ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve”, tha Basha. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.