Agjencia Telegrafike Shqiptare

Reforma në Drejtësi/ Për herë të parë u godit koorporata e korrupsionit

TIRANË, 15 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Po nuk hynë në burg dhe po nuk u përgjigjën ata që e kanë garantuar dhe e kanë menaxhuar korrupsionin e politikës, që ishin fitimkrijuesit më të mëdhenj me korrupsioni, gjykatësit dhe prokurorët, harrojeni që pastrohet politika”, deklaroi sot në mbrëmje Kryeministri Edi Rama.

I ftuar në një studio televizive, Rama tha se “nuk diskutohet që edhe politikanët kanë lidhje të drejtpërdrejta dhe kanë mëkate e përgjegjësi të drejtpërdrejta, jo të gjithë dhe jo njësoj”.

“Por që kur unë e vura në programin e PS-së reformën në drejtësi, e cila u bë sepse isha unë dhe PS, për herë të parë u godit koorporata e korrupsionit në Shqipëri, ajo e gjykatësve dhe prokurorëve”, tha Rama.

Rama tha se “politikanët kur u jepet mundësia një pjesë e tyre bëjnë korrupsion, sepse ata që janë aty për të goditur fenomenin janë më të korruptuar se të gjithë”. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version