SHBA – Mbi 29 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

NJU JORK, 15 tetor /ATSH-AA/ – Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”. 

Gjithsej 29 000 031 persona e kanë mposhtur virusin pas infektimit, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (6 376 863), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (5 239 359), Brazili (4 526 975), Rusia (1 039 705) dhe Kolumbia (806 703).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 298 368.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në gati mbarë botën, duke infektuar mbi 38 milionë njerëz dhe duke shkaktuar rreth 1,09 milion të vdekur./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.