OBSH: Të rinjtë mund të presin për vaksinën antiCovid-19, prioritet mjekët dhe të moshuarit

GJENEVË, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Një i ri i shëndetshëm mund të mos vaksinohet kundër koronavirusit deri në vitin 2022, theksoi studiuesja kryesore e OBSH-së, Soumya Swaminathan duke paralajmëruar se vaksinimi i shpejtë në masë kundër Covid-19 nuk do të jetë i mundur.

“Prioritet do të kenë punonjësit shëndetësorë dhe ata në vijën e frontit, për këtë jemi dakord të gjithë. Por, edhe në ato raste do të jetë e nevojshme të përcaktohet kush rrezikon më shumë’’, shtoi ajo.

”Prioritet gjithashtu do të jenë edhe të moshuarit”, shpjegoi mjekja në Twitter duke specifikuar se “një i ri i shëndetshëm duhet të presë deri në vitin 2022.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.