Me realitetin virtual është e mundur të ”ecet” brenda qelizave

LONDËR, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Me realitetin virtual mund të ”ecësh” brenda qelizave, falë një softueri që ju lejon t’i eksploroni ato në 3D siç nuk ka qenë kurrë e mundur të bëhet deri më tani, sipas studimit të botuar në revistën ‘’Nature Methods’’ nga Universiteti i Kembrixhit, i koordinuar nga Steven Lee.

Sipas autorëve të studimit, realiteti virtual do të ndihmojë në kuptimin e biologjisë së qelizave dhe zhvillimin dhe testimin e trajtimeve të reja terapeutike.

Softueri, i quajtur vLUME, ju lejon të shikoni në 3D përmes realitetit virtual imazhe me mikroskop me rezolucion të lartë të marra në sajë të një teknike të re të mikroskopisë fluoreshente.

‘’Në këtë mënyrë është e mundur të studiohen në detaje proceset molekulare që ndodhin në nivele të ndryshme nga proteina të vetme, deri tek qelizat e plota, siç janë neuronet, qelizat imune ose kancerogjene’’, theksojnë ekspertët./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.