Kodi i ri Detar/ Aktet nënligjore po hartohen me konsulentë norvegjezë

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se për nxjerrjen e akteve nënligjore të Kodit të ri Detar po punohet nga qeveria shqiptare dhe me konsulentë norvegjezë, të cilët janë financuar nga Banka Botërore.

“Qeveria shqiptare prej kohësh po punon me konsulentë norvegjezë që janë financuar dhe mbështetur nga Banka Botërore për nxjerrjen e akteve nënligjore të Kodit Detar”, tha ministrja në seancën e sotme plenare.

Sipas ministres, Kodi Detar, ashtu si edhe ai Ajror janë dokumente shumë të rëndësishme dhe duhet të marrin kohën e duhur për të identifikuar problematikat, për të hartuar një dokument që të plotësojë të gjitha kushtet e këtij sektori, që të mos vihet në Kuvend për ndryshime rast pas rasti të cilat nuk janë edhe efikase./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.