TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Në qytetin e Gjirokastrës vijon puna për kthimin në identitet të rrugëve të kalldrëmta, një ndër vlerat përfaqësuese të qytetit të gurtë.
Sektori i Mirëmbajtjes, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, po punon për restaurimin e rrugicave karakteristike në lagjet “Palorto“, “Varrosh “, zonën e Kalasë, etj.
Gjatë punimeve, mjeshtrat gurskalitës respektojnë traditën ndërtimore të kalldrëmeve, duke i dhënë vlera edhe për turizmin.
Bashkia e Gjirokastrës po investon gjithnjë e më shumë për rijetësimin e resurseve të traditës./k.s/j.p/