FUTBOLL – Portugalia fiton ndaj Suedisë edhe pa Ronaldon

LISBONË, 15 tetor /ATSH-AA/- Kampionia në fuqi e Ligës së Kombeve të UEFA-s, Portugalia mbrëmë shënoi fitore të thellë ndaj Suedisë me rezzultatin 3:0 duke qëndruar në krye të grupit të tyre.

Mesfushori i Manchester City-t, Bernardo Silva shënoi golin e parë ndërsa sulmuesi anësor i Liverpoolit, Diogo Jota, siguroi që mos të ndjehet mungesa e super yllit Cristiano Ronaldo në skuadrën e Portugalisë në stadiumin “Jose Alvalade” të Lisbonës.

Ronaldo humbi ndeshjen pasi doli pozitiv ndaj COVID-19 në fillim të javës.

Në ndeshjen tjetër të grupit, kampioni i botës Franca mundi Kroacinë me rezultatin 2:1, falë golave të Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

Me 10 pikë nga katër ndeshje, Franca tani është e dyta në Grupin e tretë të Ligës A, pas Portugalisë me diferencën e golave.

Kroacia radhitet e treta me 3 pikë ndërsa Suedia pa fitore qëndron në fund të grupit.

Rezultatet e së mërkurës: 

Liga A:

A1 Italia – Holanda 1:1

A1 Polonia – Bosnjë e Hercegovina 3:0

A2 Anglia – Danimarka 0:1

A2 Islanda – Belgjika 1:2

A3 Koracia – Franca 1:2

A3 Portugalia – Suedia 3:0

Liga B:

B1 Norvegjia – Irlanda e Veriut 1:0

B1 Rumania – Austria 0:1

B2 Skocia – Republika Çeke 1:0

B2 Sllovakia – Izraeli 2:3

B3 Rusia – Hungaria 0:0

B3 Turqia – Serbia 2:2

B4 Finlanda – Republika e Irlandës 1:0

B4 Bullgaria – Uellsi 0:1

Liga C:

C2 Estonia – Armenia 1:1

C2 Maqedonia e Veriut – Gjeorgjia 1:1

C3 Greqia – Kosova 0:0

C3 Moldavia – Sllovenia 0:4

C4 Bjellorusia – Kazakistani 2:0

C4 Lituania – Shqipëria 0:0

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.