FRANCË – Parisi dhe Berlini dënojnë sjelljen e papranueshme të Turqisë në Mesdheun Lindor

PARIS, 15 tetor /ATSH-AFP/ – Gjermania dhe Franca dënuan sot provokimet e reja të papranueshme të Turqisë në Mesdheun Lindor, që mund të sjellin sanksione europiane nëse Ankaraja nuk kthehet në frymën e dialogut.

“Duhet të theksohet se ka akte të përhershme provokimi nga ana e Turqisë të cilat nuk janë të durueshme. Ne dëshirojmë vërtet që Turqia të qartësojë pozicionet e saj dhe të kthehet në një frymë dialogu”, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian pas një takimi me homologët e tij gjermanë dhe polakë.

“Rikthimi i një anijeje eksplorimi të gazit turk në ujërat greke përbën një provokim të ri që është i papranueshëm”, theksoi gjermani, Heiko Maas.

Dy ministrat kujtuan se Bashkimi Europian i kishte kërkuar Turqisë të ndërpriste këto provokime deri në samitin europian të dhjetorit nën kërcënimin e sanksioneve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.