COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 257 raste të reja, 102 të shëruar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1398 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV 2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se “janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë; 29 në Fier; 27 në Durrës; 20 në Shkodër; 14 në Korçë; 12 në Berat; 11 në Elbasan; 8 në Mirditë; 7 në Lushnjë; 6 në Tropojë; nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,
3 në Kukës, Kavajë; nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë; nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Përrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 65-vjeçar nga Kavaja, një 75-vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar, një 77-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

“Maska/barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar. Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5-2 m dhe higjienën e duarve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të kontaktojnë me mjekun e familjes ose  të telefonojnë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19.

COVID-19 – Statistika (15 tetor 2020)
Raste të reja ditore 257
Të shëruar në 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1398
Testime totale 103402
Raste pozitive 16212
Raste të shëruara 9864
Raste aktive 5909
Humbje jete 439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2935
Durrës 620
Shkodër 439
Korçë 329
Fier 336
Lezhë 299
Elbasan 257
Vlorë 210
Berat 174
Kukës 167
Dibër 78
Gjirokastër 65

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.