BRUKSEL – BE sanksion anëtarë të presidencës ruse për çështjen Navalny

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian sanksionoi sot disa anëtarë të administratës presidenciale ruse, të afërm të presidentit, Vladimir Putin, të gjykuar përgjegjës për helmimin në Rusi të opozitarit, Alexei Navalny dhe një entiteti të përfshirë në prodhimin e agjentit neurotoksik të përdorur.

Lista e publikuar sot në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europian përfshin emrat e Andrei Yarin, kreu i drejtorisë së çështjeve të brendshme të administratës presidenciale, zëvendësin e tij, Serguei Kirienko, zëvendësministri i Mbrojtjes, Pavel Popov, tre zyrtarë rusë dhe “State Scientific Research Institute for Organic Chemistry and Technology” (GosNIIOKhT), sipas listës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.