Vlorë/ Ndërhyrjet në lagjet “Çole” dhe “Kume” nisin transformimin në pjesët e brendshme të qytetit

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Faza e transformimit në pjesët e brendshme të qytetit të Vlorës nis me ndërhyrjet në lagjet “Çole” dhe “Kume”.

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri u shpreh sot se Fondi Shqiptar i Zhvillimit çeli garën dhe shumë shpejt fillon investimi në terren për rrugë, trotuare, parkim, sipërfaqe të gjelbra dhe ndriçim.

“Gjej rastin të falenderoj Kryeministrin Edi Rama për vëmendjen e vazhdueshme që i kushton Vlorës, Fondin Shqiptar të Zhvillimit për financimin e gjetur, kryebashkiakun Leli dhe veçanërisht nënkryetarin Afrim Qendro i cili në kohë rekord drejtoi punën për përgatitjen e projekteve dhe vënien e tyre në zbatim”, u shpreh Gjiknuri.

“Pas investimeve në “shtyllën kurrizore” të qytetit, transformimi i lagjeve të brendshme do të jetë objektivi ynë për vitet e ardhshme”, tha Gjiknuri.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.