Ndërtimi i Loti 1 tek rrethrrotullimi “Shqiponja”/ Plan për menaxhimin e trafikut

TIRANË, 14 tetor /ATSH – I. Vata/ Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar sot mbledhjen e tretë të menaxhimit të trafikut për shkak të ndërtimit të Loti 1, rrethrrotullimi “Shqiponja”.

Në vijim të takimeve të njëpasnjëshme, edhe sot, drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho së bashku me inxhinierët e bashkisë së Tiranës dhe drejtuesit e Qarkullimit Rrugor hartuan planin e menaxhimit të trafikut për fazën e tretë të objektit “Rehabilitim i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.

Plani i menaxhimit të trafikut do të bëhet i ditur së shpejti për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe opinion publik. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.