Liga e Kombeve/ Kombëtarja barazon 0-0 ndaj Lituanisë

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk ka mundur të shkojë dot më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Vilnus ndaj Lituanisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja e luajtur në “LFF stadium” të Vilnius pati mjaft emocione, por djemtë kuqezinj të trajnerit Edi Reja nuk ishin të saktë përpara portës kundërshtare.

Në minutën e 23-të Kombëtarja pretendoi për një prekje topi me dorë, pati një rast të diskutueshëm në zonën e Lituanisë, teksa një mbrojtës i ekipit lituanez ndali me dorë topin që po i drejtohej portës lituaneze, por arbitri francez nuk akordoi 11-metërsh.

Në pjesën e dytë Kombëtarja shqiptare ishte më kërkuese, por sulmuesi Seferi nuk arriti dot të shënonte përballë me portierin lituanez.

Ky barazim vjen pas një tjetër barazimi 0-0 që Shqipëria arriti të dielën ndaj Kazakistanit. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.