Gjirokastër, zgjidhje përfundimtare problemit të përmbytjeve tek Ura e Lumit

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Bashkia e Gjirokastrës përmes një investimi serioz duket se po i jep zgjidhje përfundimisht problemit të përmbytjeve tek Ura e Lumit.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha se “zgjidhëm një problem shumëvjeçar që përmbyte Gjirokastrën. Ndërhyjmë për evitimin e problematikave të përmbytjeve, gjatë stinës me mot të keq”.

“Investimi i zbatuar në zonën e Urës së Lumit, Gjirokastër, i jep zgjidhje përfundimtare situatës të mbartur në vite në këtë kryqëzim, si një nyjë rrugore e rëndësishme edhe për lidhjen me njësitë administrative Antigone dhe Lunxhëri”, – theksoi Golemi.

Sipas tij, puna intensive e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Drejtorisë së Punëve Publike në bashki bëri të mundur disiplinimin e ujërave të bardha dhe garantimin e normalitetit, për qarkullimin rrugor gjatë stinës së dimrit.

“Bashkia në vazhdim do të kryejë më shumë investime në shërbim të komunitetit”, – tha Golemi.

/k.s//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.