FUTBOLL- Neymar golashënuesi i dytë më i mirë pas legjendës Pele

RIO DE ZHANEIRO, 14 tetor /ATSH-AA/- Neymar është bërë shënuesi i dytë më i mirë për kombëtaren e Brazilit, pas legjendës Pele, duke arritur 64 gola.

Brazili u përball me Perunë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të FIFA Kupës së Botës 2022 në Amerikën Jugore. Brazili ndeshjen e fitoi me rezultatin 4-2 ndërsa nga Peruja u ndëshkuan dy futbollistë me karton të kuq në minutat 86 dhe 89.

Neymar në këtë ndeshje shënoi 3 gola, prej të cilëve dy nga penaltia.

Futbollisti 28-vjeçar me golat e shënuara arriti në numrin prej 64 golash në 103 ndeshje.

Ai e tejkaloi Ronaldo Nazario i cili kishte shënuar 62 ndërsa i dyti pas legjendës Pele i cili ka shënuar 77 gola./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.