FUTBOLL – ”France Football” nominon Hagi për ekipin ideal të të gjitha kohërave

PARIS, 14 tetor /ATSH-AGERPRES/ – Futbollisti rumun, Gheorghe Hagi, i cili mendohet të jetë futbollisti më i mirë rumun i të gjitha kohërave, është nominuar nga revista ”France Football”, në kategorinë e mesfushorëve sulmues, për ekipin ideal në historinë e futbollit.

Lojtarët e tjerë që u nominuan, përveç Hagit, ishin Bobby Charlton, Roberto Baggio, Andres Iniesta, Diego Maradona, Enzo Francescoli, Ruud Gullit, Alfredo di Stefano, Raymond Kopa, Laszlo Kubala, Alessandro Mazzolo, Socrates, Pele, Michel Platini, Zico , Zidane, Ferenc Puskas, Gianni Rivera, Francesco Totti dhe Juan Alberto Schiaffino./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.