FOTO-Rikualifikimin i DRSHTRR Lushnjë/ Shërbime dhe kushte më të mira për qytetarët

TIRANË, 14 tetor/ATSH-A. Fortuzi/ Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Lushnjë i është nënshtruar rikualifikimit, për t’u ofruar kushte moderne shërbimi qytetarëve.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, duke publikuar foto nga puna intensive e rikualifikimit të këtij objekti thekson se investimet kanë në fokus qytetarin dhe janë rezultat i punës dhe arritjeve rekord të viteve 2019-2020.

“Vijon puna për rikualifikimin e DRSHTRR Lushnjë, në vijim të objektivit tonë për shërbime sa më pranë qytetarëve, komoditet për punonjësit e dinjitet shërbimi!” – thekson Gonxhe.

“Çdo investim nga fondet e vetë entit, falë rimëkëmbjes e rezultateve rekord 2019-2020!” – shprehet Gonxhe. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.