TEL AVIV – Izraeli përshëndet FB për ndalimin e postimeve që mohojnë Holokaustin

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Izraeli përshëndeti sot vendimin e Facebook-ut për të ndaluar në platformën e tij përmbajtjet që mohojnë Holokaustin.

“Ne e mirëpresim këtë hap jetësor nga Facebook kundër urrejtjes në internet. Mohimi i Holokaustit nuk është çeshtje debati historik, është forma më e dëmshme e antisemitizmit”, shkroi në Twitter Ministria izraelite e Punëve të Jashtme.

“Nëse njerëzit kërkojnë Holokaustin në Facebook, ne do të fillojmë t’i drejtojmë te burime autoritare për të marrë informacion të saktë”, tha kreu i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Ai sqaroi se kompania e tij po zgjeron politikën e saj në lidhje me gjuhën e urrejtjes, e cila ka hequr më parë postime që vlerësonin krimet e urrejtjes ose vrasjet në masë, me qëllim ndalimin e çdo përmbajtjeje që mohon ose shtrembëron Holokaustin./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.